image Fiken dritat/ Nis kursimi i energjisë në Qeveri, Ministri të Shëndetësisë e në magjistrale

Kosovë

Fiken dritat/ Nis kursimi i energjisë në Qeveri, Ministri të Shëndetësisë e në magjistrale

news image

Qeveria e Kosovës ka fikur shumicën e dritave, ku të ndezura vërehen vetëm disa prej tyre në katetet më të larta të ndërtesës së qeverie.

Së fundi KEDS ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, duke ftuar që të ndiqet shembulli i tyre ku kanë i kanë fikur të gjitha dritat në objektin e tyre.

Ndërsa, në terr të plotë është ndërtesa e Ministria e Infrastrukturës, njofton Klankosova.tv.

Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Shëndetësisë, ku përveç ndriçimit në hyrje, MSh-ja s’ka asnjë dritë ndezur.

Të fikura kanë qenë edhe dritat e magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë.

/GazetaSinjali/