Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur masa të reja sigurie për Kupën e Botës 2026, duke ndaluar përdorimin e vuvuzelave, bilbilëve dhe pajisjeve të tjera që prodhojnë zhurmë të lartë në stadiume.
Sipas rregullores së re, tifozëve nuk do t’u lejohet të sjellin as shishe uji në ndeshje, me arsyetimin se mund të përdoren si mjete të rrezikshme në tribuna.
Vendimi do të zbatohet në të gjitha stadiumet e turneut që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke nisur nga 11 qershori 2026.
Megjithatë, masa ka ngjallur reagime të shumta nga grupet e tifozëve, të cilët e kanë kritikuar ndalimin e ujit si kufizim të panevojshëm, sidomos për shkak të temperaturave të larta që priten gjatë verës.
FIFA thotë se qëllimi i këtyre rregullave është garantimi i sigurisë dhe mbarëvajtjes së turneut më të madh të futbollit në botë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!