Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Drizë të bashkisë së Fierit.
Përgjegjësi i sektorit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, tha se situata paraqitet problematike pasi flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe pranë zonës së banuar.
Sipas tij janë 10 mjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë që po operojnë në terren, ndërkohë që prioritet po i kushtohet mbrojtjes së banesave.
Situata paraqitet kritike, pasi zjarri i i cili ka rënë fillimisht në një sipërfaqe me ullishte u përhap me shpëjtësi për shkak të erës.
Në terren po punojnë intensivisht zjarrfikësit e Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit, të cilët po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët dhe të shmangin dëme të tjera./A2Cnn
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!