image Fetah Rudi tregon si u sulmua me breshëri plumbash pas takimit me Rugovën

Kosovë

Seanca/ Fetah Rudi tregon si u sulmua me breshëri plumbash pas takimit me Rugovën

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, në seancë tha se ai u qëllua me breshëri plumbash pas takimit me Ibrahim Rugovën në vitin 2000, sepse sipas tij dikujt i kishin penguar qëllimet e LDK-së.

“Mbaj mend, ngjarjen që më 15 dhjetor të vitit 2000, kur po ktheheshim nga Prishtina, pas takimit me Ibrahim Rugoven, veturën me të cilën po udhëtonim u sulmua nga një breshëri plumbash, e mbaj mend që nuk e kam ndjerë dhimbjen, por e dija që do të më shoqëronte dhimbja gjithë jetën, dikujt i penguan qëllimet e LDK-së”, tha Rudi.

Rudi, gjithashtu theksoi se historia e tij është historia e gjithë aktivistëve të LDK-së që u vranë e u tradhtuan vetëm për faktin që ishin përkrahë presidentit Rugova.

Ndërkaq Rudi deklaroi që ai është i zhgënjyer me kryeministrin Kurti për raportet me SHBA-në./ Gazeta Sinjali/