Manchester City e festoi dje titullin e tretë radhazi në Angli falë humbjes së Arsenalit nga Nottinghami, i cili me këtë rast e siguroi mbijetesën në Premierligë.
Lojtarët e liderit, City ndërkohë ishin mbledhur për ta shikuar ndeshjen e rivalit kryesor, i cili e bëri gabimin e radhës për t’ua mundësuar “Citizens” që të festonin pa luajtur fare.
Mediat britanike e kanë publikuar momentin kur përfundon ndeshja e “Gunners” dhe festën e menjëhershme të “çmendur” të “Qytetarëve”, të cilët e përmbysën vetëm në 10 xhirot e fundit avantazhin solid që e kishte Arsenali i Granit Xhakës.
Krahas Premierligës, ekipi i Pep Guardiolës synon ta fitojë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, të parin në histori, pasi ka shkuar në finalen e Stambollit, ku do të ketë punë me Interin.