Një aksident i rëndë ka ndodhur në Birmensdorf, në kantonin e Cyrihut, ku katër persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë dy fëmijë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në Waldeggstrasse, kur një 52-vjeçar që drejtonte një Ferrari 296 GTS dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas ballë për ballë me një makinë tjetër.
Në automjetin tjetër ndodheshin dy gra, 32 dhe 65 vjeç, si dhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 11 vjeç, të cilët u dërguan në spital me lëndime të lehta deri të moderuara.
Policia kantonale e Cyrihut dhe prokuroria kanë nisur hetimet për dyshime mbi shpejtësi të tepruar. Rruga ku ndodhi aksidenti u mbajt e mbyllur për disa orë, ndërsa trafiku u devijua përkohësisht nga shërbimet emergjente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!