image Feronikeli luan baras me Strugën, rikthehet Islami

Futboll

Feronikeli luan baras me Strugën, rikthehet Islami

news image

Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, FC Feronikeli ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro është takuar me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Strugën.

Ndeshja e zhvilluar sot në Durrës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje te skuadra nga Drenasi është paraqitur mbrojtës i krahut, Përparim Islami, i cili ka munguar që tetë muaj.

/Sporti në Sinjali/.