Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, FC Feronikeli ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro është takuar me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Strugën.
Ndeshja e zhvilluar sot në Durrës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje te skuadra nga Drenasi është paraqitur mbrojtës i krahut, Përparim Islami, i cili ka munguar që tetë muaj.