image Fergusonit i ndalohet hyrja në zhveshtoren e Man Utd

Futboll

Fergusonit i ndalohet hyrja në zhveshtoren e Man Utd

news image

Manchester United e ka marrë një vendim të pabesueshëm.

“Djajtë e Kuq” e ndërmorën hapin e radhës karshi trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson, të cilin e shkarkuan së fundmi nga posti i ambasadorit botëror, të cilin e mbante qe një kohë të gjatë.

E tash, “Daily Mail” raporton për një vendim tjetër shokues të Man Utd, i cili, gjithnjë sipas mediumit britanik, ia ka ndaluar trajnerit Ferguson hyrjen në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë pranuar se ky vendim është marrë specifikisht për Fergusonin, por e pranuan se 250 punëtorë janë larguar nga puna dhe kjo “fshesë” e përfshin edhe trajnerin që për 38 vjet mori rrogë.

Si rrjedhojë, pronari i ri i klubit, Sir Jim Ratcliffe ia bëri “ban” skocezit edhe futjen ne zhveshtore.

Në fakt, 82 vjeçari deri tash, që prej largimit nga posti i trajnerit në vitin 2013, e kishte të drejtën të futej në dhomat e zhveshjes dhe të jepte këshilla për trajnerët dhe për lojtarët, por tash e tutje do ta ketë të ndaluar një gjë të tillë.

Tifozët e Man Utd kanë mbetur të zhgënjyer dhe të mllefosur me kryesinë e re të klubit për trajtimin që po ia bëjnë ata legjendarit Ferguson. 

/GazetaSinjali.