image Ferguson viziton futbollistët e Manchesterit para finales, i këshillon si të fitojnë

Futboll

Ferguson viziton futbollistët e Manchesterit para finales, i këshillon si të fitojnë

news image

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka vizituar skuadrën para finales në Ligën e Evropës, raporton Sinjali Sport.

‘Djajtë e Kuq’ sonte ballafaqohen me Villarrealin në finale, me fillim nga ora 21:00.

Fergusoni ka shkuar në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e klubit anglez.

Lajmin e ka bërë të ditur mesfushori, Nemanja Matiç, i cili ka zbuluar se tekniku skocez i ka këshilluar ata si të fitojnë titull.

“Ne jemi gati të japim maksimumin sonte. Faleminderit për këshillat dhe mbështetjen Sir Alex”, ka shkruar mesfushori serb në “Instagram”. /Gazeta Sinjali Sporti/