image Fenomen i rrallë në Ksamil, vorbulla ajri shfaqen mbi det dhe mahnitin pushuesit

Shqipëri

Fenomen i rrallë në Ksamil, vorbulla ajri shfaqen mbi det dhe mahnitin pushuesit

news image

Një fenomen i pazakontë atmosferik është regjistruar sot në Ksamil, ku mbi sipërfaqen e detit janë shfaqur vorbulla ajri të ngjashme me tornado, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve që ndodheshin në zonë.

Pamjet e fenomenit janë filmuar nga qytetarë dhe pushues, të cilët kanë shpërndarë videot në rrjetet sociale. Vorbullat e ajrit u panë për disa minuta mbi ujërat pranë bregdetit, duke krijuar një pamje mbresëlënëse dhe të rrallë natyrore.

Sipas dëshmitarëve, fenomeni ka ndodhur larg vijës bregdetare dhe nuk ka paraqitur rrezik për njerëzit që ndodheshin në plazh.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa pamjet kanë ngjallur interes të madh në rrjetet sociale.

Fenomene të tilla, të njohura si “tornado detare” ose “waterspouts”, ndodhin kur kushtet atmosferike favorizojnë formimin e vorbullave mbi sipërfaqen e ujit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/