Fëmijët u mblodhën të hënën në Shtëpinë e Bardhë për traditën e mbajtur që mbahet prej kohësh nga presidenti dhe zonja e parë, Easter Egg Roll, rrotullimi i vezëve të Pashkës.
Organizmi i këtij viti, i traditës që daton prej vitit 1878, përmban tema shkollore.
E organizuar nga mësuesja dhe zonja e parë Jill Biden, aktiviteti edukativ përfshinte ndër të tjera një kënd leximi dhe një udhëtim në fermë.
“Unë jam mësuese, ndaj më pëlqen çdo herë që mund ta kthejmë Shtëpinë e Bardhë në një klasë”, tha zonja e parë.
Fëmijët rrotulluan vezë shumëngjyrëshe, duke përdorur lugë druri nëpër lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Mes të ftuarve kishte familje ushtarake dhe veterane. Është viti i tretë që ky event mbahet nga Shtëpia e Bardhë Biden, pasi organizimi u anulua në vitin 2021 për shkak të pandemisë COVID 19.
Presidenti mbajti një fjalim të shkurtër duke thënë se Pashkët “na kujtojnë fuqinë e shpresës dhe ripërtëritjes, sakrificës dhe ringjalljes”.
“Është koha të lutemi për njëri-tjetrin, të vlerësojmë bekimet dhe mundësitë që kemi si amerikanë. Ne jemi një komb i madh sepse jemi njerëz të mirë”, tha Biden.