image "Fëmijët po rrezikohen.."/ Rruga e papërfunduar në Prizren po iu shkakton probleme banorëve

Sinjalizime

“Fëmijët po rrezikohen..”/ Rruga e papërfunduar në Prizren po iu shkakton probleme banorëve

news image

Në mesin e një varg problemesh me të cilat përballen banorët e qyteteve të Kosovës janë edhe rrugët e prishura e të groposura. Edhe ato rrugë që fillojnë rregullohen, punimet zgjasin gjatë dhe shpesh shkaktojnë telashe, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjendje e tillë është edhe në rrugën ‘Ersan Mazdreku’ në Prizren. Sinjalizues të Sinjalit kanë thënë se punimet në këtë rrugë kanë nisur për më tepër se një vit dhe ende s’kanë mbaruar. Sipas banorëve bëhet fjalë për një rrugë rreth 300 metra që po i rrezikon për shkak të kanaleve të hapura.

Madje sinjalizuesit thonë se gjendja bëhet edhe më e rëndë kur ka reshje të shiut, pasi që hapen dhe po shkaktojnë probleme në qarkullim.

“Fëmijët në atë rrugë lozin dhe paraqet rrezik”, tha njëri nga sinjalizuesit.

/GazetaSinjali/