image Fëmijët e minatorëve të cilët punonin si praktikantë në Minierën e Trepçës kanë hyrë në grevë

Kosovë

Fëmijët e minatorëve të cilët punonin si praktikantë në Minierën e Trepçës kanë hyrë në grevë

news image

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se disa praktikantë të cilët kanë punuar për afro 1 vit e gjysmë kanë hyrë në grevë pasi është anuluar konkursi në “Trepçë”.

Miniera e Trepçës kohë më parë kishte pranuar një numër të fëmijëve të minatorëve të vdekur, si praktikantë.

Siç mëson Gazeta Sinjali këta minatorë janë paguar si praktikantë me pagë prej  500 euro.

Përveç praktikantëve, siç mëson Gazeta Sinjali në grevë kanë hyrë edhe punëtorët më të vjetër të cilët gjatë ditës kanë qëndruar poshtë në minierë.

Ata kërkojnë që të iu jepen vendet e punës dhe nga menaxhmenti të ju sigurohen kontratat sepse praktika e tyre ka zgjatur së tepërmi.

“Në Mitrovicë në ndërmarrjen ‘Trepça’ kandidatët e pranuar në konkursin e kaluar që është hedhur poshtë tani bashkë me bordin e shkarkuar janë futur në grevë , dhe gjenden poshtë në minierë gjatë gjithë ditës, atyre iu kanë bashkangjitur dhe punëtoret e vjetër në shenjë përkrahje. Sepse disa kandidat të pranuar kanë më shumë se 1 vit e gjysmë që bëjnë praktikë dhe tani që është anuluar konkursi nuk kanë ka t’ia mbajnë se kanë familje dhe nuk kanë asnjë të ardhur”, ka thënë një sinjalizues për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka provuar që ta kontaktojë shefin ekzekutiv, Basri Ibrahimin por nuk ka qenë i qasshëm. Pas disa tentimeve Ibrahimi ka ndalur telefonin. /Gazeta Sinjali/