image “Fëmijët dhe të moshuarit po vdesin”, polici ukrainas ka një lutje për Bidenin e Macronin

Botë

“Fëmijët dhe të moshuarit po vdesin”, polici ukrainas ka një lutje për Bidenin e Macronin

news image

Michail Vershnin, një zyrtar policor në qytetin e Mariupol të Ukrainës, përmes një videoje i është drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij francez, Emmanuel Macron.

Vershnin ka bërë thirrje për ndihmë drejtuar presidentëve Biden e Macron, duke thënë se qyteti i tij ‘është shlyer nga faqja e dheut’.

 “Fëmijët dhe të moshuarit po vdesin. Qyteti është zhdukur nga faqja e dheut”, dëgjohet duke thënë zyrtari policor ukrainas.

“Na keni premtuar se do të ketë ndihmë, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, jeni lider të mëdhenj. Jini ashtu deri në fund”, tha për fund ai. 

/GazetaSinjali/