Një grua me prejardhje nga Kosova dyshohet se është vrarë nga burri i saj 43-vjeçar në qytetin Iserlohn të Gjermanisë. Po ashtu edhe një 23-vjeçar që konsiderohet si i dashuri i gruas ka mbetur i vrarë, shkruan Sinjali.
Autoritetet në Gjermani dyshojnë se vrasës i dyfishtë i këtij rasti është bashkëshorti i gruas, i cili po ashtu është me prejardhje nga Kosova.
Sipas asaj që raporton IKZ-online.de, gruaja ka lënë pas vetes edhe një foshnje dy muajsh. Foshnjë në kohen e krimit, sipas këtij mediumi gjendej në veturën e nënës.
Sipas autoriteteve, vajza u dërgua në spital pa dëmtime dhe tani është nën kujdestarinë e zyrës së mirëqenies së fëmijëve.
Sipas mediumeve lokale autopsia tregoi se të dy viktimat vdiqën nga dëmtimet e shumta për shkak të dhunës së rëndë. Sipas hetuesve, arma e vrasjes ishte një thikë kuzhine, të cilën e kapën në vendin e krimit.