image Fëmija dy vjeçar është pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rajon/ Fëmija dy vjeçar është pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dy vjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91-vjeçe.

Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 përqind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore .

Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 përqind të pacientëve e shfaqin këtë simptom. Pastaj vjen temperatura e lartë (65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 27 nga 136 pacientët kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë./Gazeta Sinjali/