image Fëmija 9-vjeçar sulmohet nga bashkëmoshatarët në Damjan të Gjakovës, intervenon Policia

Siguri

Fëmija 9-vjeçar sulmohet nga bashkëmoshatarët në Damjan të Gjakovës, intervenon Policia

news image

Foto ilustruese


Përleshjet mes të rinjve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe shpesh në të tilla raste përfshihen edhe të miturit. Herë të vetëm e herë në grupe rrahen edhe brutalisht, siç ndodhi sot në fshatin Damjan të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se një fëmijë 9-vjeçar është sulmuar me mjete të forta nga bashkëmoshatarët, për motive akoma të panjohura.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe është denoncuar menjëherë në Polici.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve, ndërkohë që njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

/GazetaSinjali/