Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari.
Këngëtarja ndau një video duke treguar unazën në Instagram, shkruan The New York Times.
Spears po lufton me një betejë ligjore për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj 13 vjeçare, e cila kontrollon jetën e saj personale ashtu edhe financat.
Ajo zbuloi se kushtet e marrëveshjes po e pengonin atë të martohej me Asghari ose të kishte më shumë fëmijë.
Aranzhimi i kujdestarisë u imponua në vitin 2008 kur u ngritën shqetësimet për shëndetin mendor të saj.
Menaxheri i saj, Brandon Cohen, konfirmoi lajmin e fejesës për revistën People. /GazetaSinjali/