Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka shkruar se Amerika qëndron përkrah Kosovës, ndërsa Serbia është me BRICS dhe është armiku ynë.
Ai këto komente i ka bërë në ‘X’, deri sa ka shpërndarë postimin e kongresistit amerikan, Ritchie Torres, i cili u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë amerikanë.