image Fehlinger i bën thirrje Rumanisë që ta njohë Kosovën

Politikë

Fehlinger i bën thirrje Rumanisë që ta njohë Kosovën

news image

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Rumanisë që ta njohë shtetin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkroi se ky do të ishte një falënderim për të gjitha shtetet perëndimore që bëjnë përpjekje që Rumania të hyjë në zonën “Schengen” dhe në Eurozonë.

‘’I bëj thirrje Rumanisë që ta njohë shtetin e Kosovës tani, kjo do të ishte një falënderim i sjellshëm për të gjitha përpjekjet që shtetet në Perëndim i bëjnë që ju të hyni në Schengen dhe Eurozonë dhe OECD’’- tha Fehlingeri në “Twitter”.

/GazetaSinjali/