Tenisti Roger Federer është larguar nga “Roland Garros” (French Open), transmeton Sinjali Sport.
Zvicerani pas fitores ndaj gjermanit Dominik Koepfer (7-6, 6-7, 7-6 dhe 7-5), ishte paraparë të përballej me italianin Matteo Berettini në raundin e katërt.
Por, Federer është detyruar të largohet nga turneu, pas një lëndimi në gjurin e djathtë.
“Pasi diskutova me skuadrën, kam vendosur të largohet sot. Pas dy operacioneve në gju dhe një viti shërim, është e rëndësishme të dëgjojë trupin dhe të sigurohem që të mos e shpejtojë rrugën time të shërimit”.
“Jam i lumtur që mora tri ndeshje. Nuk ka ndjenjë më të mirë se rikthimi”, shkruhet në komunikatë.
Berrettini tani avancon në çerekfinale, ku do takohet me fituesin e ndeshjes Novak Djkovic – Lorenzo Musetti. /Gazeta Sinjali Sporti/