image Federata e Volejbollit e interesuar ta rinis kampionatin më 10 qershor

Sporte të tjera

Federata e Volejbollit e interesuar ta rinis kampionatin më 10 qershor

news image

Federata e Volejbollit po e mendon rinisjen e kampionatit ashtu siç e kishin paralajmëruar, më datë 10 qershor.

Ministria e Shëndetësisë dje tha se vazhdojnë stërvitjet vetëm Superliga e Kosovës në futboll, ndërsa sportet tjera mbesin të pezulluara.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi tha ata vendosën të fillojnë më 10 qershor pasi kështu ishte vendosur, megjithatë tash po presin lajmet tjera nga Ministria.

“Po na kemi vendos me fillu më 10 qershor, për shkak se paraprakisht na është thënë që nga 1 qershori mund të lejohen stërvitjet për të gjitha sportet. Tash pas këtij vendimi po presim lajme tjera nga ministria dhe nëse do të lejohen stë-rvitjet prej nesër, ndoshta edhe nuk ka nevojë të shtyhet data e fillimit. Por nëse nuk lejohen me siguri që duhet të shqyrtohet data e fillimit” – theksoi Nikqi.

Ai tregoi gjithashtu edhe gjendjen e volejbollistes kosovare të prekur me koronavirus.

“Ajo është shumë mirë dhe nuk ka pasë asnjë simptomë. Pritet me i bo analizat. Por sipas saj ajo është shumë mirë dhe nuk ka pasë asnjë problem” – përfundoi Nikqi.

Sot presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se nëse federatat dhe klubet i përmbahen udhëzimeve dhe këshillave të OBSH, mund të vendosin të fillojnë me stërvitje

/Gazeta Sinjali/