Lajm i madh për sportin e Kosovës, Federata e Triathlonit të Kosovës, pranohet në Federatën Botërore të Triathlonit.
Puna e palodhshme e kryetarit të Federatës së Triatlonit, Vedat Tërmkolli dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Maxhuni, dhanë frytet e veta.
Pranimi i triathlonit me të drejtat e plota është fitore e madhe për komunitetin e triathlonit të Kosovës.
“Po mbahet kongresi i XXXIV i Federatës Botërore të Triathlonit.
Federata e Triathlonit e Kosovës sapo u pranua me të drejta të plota në Federatën Botërore të Triathlonit.
Kryetari i Federatës së Triathlonit Vedat Tërmkolli dhe sekretari gjeneral Gazmend Maxhuni janë duke marë pjesë në kongres.
Urime na priftë e mbara”, njofton Federata e Triathlonit të Kosovës.