Federata e Basketbollit të Kosovës e ka zgjedhur basketbollistin më të mirë për muajin janar.
Basketbollisti Valon Bunjaku është shpallu si lojtari më i mirë sipas tifozëve të basketbollit, të cilët kanë votuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë FBK-ja përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook.
Valon Bunjaku ka shkëlqyer me skuadrën e Yllit në ndeshjet e muajit janar. Teksa kujtojmë se ai ka qenë i ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll./Gazeta Sinjali/