image Federat e Futbollit të Egjiptit: Salah ka udhëtuar për Angli, do të trajtohet

Futboll

Federat e Futbollit të Egjiptit: Salah ka udhëtuar për Angli, do të trajtohet

news image

Tashmë dhe zyrtarisht, Mo Salah është jashtë skuadrës së Liverpoolit dhe Komëbtarës së Egjiptit si shkak i një lëndimi që e pësoi.

Mohamed Salah është detyruar që ta lë më herët fushën e lojës në ndeshjen që Kombëtarja e tij, Egjipti e zhvilloi kundër Ganës në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Dhe sot, Federat e Egjiptit ka njoftuar se Salaha ka udhëtuar drejtë Anglisë ku do të trajtohet për lëndimin që e ka pësuar dhe se shpresojnë në rikthimin e tij në gjysmëfinale nëse Egjipti kualifikohet, raporton Sinjali.

“FA egjiptiane njofton se Salah tani do të udhëtojë në Angli për të marrë trajtim me shpresën se do t’i bashkohet ekipit kombëtar të Egjiptit nëse kualifikohet në gjysmëfinale”.

Kujtojmë se Salah nuk ishte sot pjesë e Liverpoolit në fitoren 0:4 ndaj Bournemouthit në Premierligë.

/GazetaSinjali/