image FC Vushtrria anulon konkursin për vendet e punës

Futboll

FC Vushtrria anulon konkursin për vendet e punës

news image

Klubi i Vushtrrisë ka anuluar konkursin për vendet e reja të punës.

Përmes një komunikate, klubi vushtrrias tha se për shkak të situatës së krijuar për shkak të pandemisë janë detyruar ta anulojnë konkursin.

Komunikata e plotë:

Komunikatë

Për shkak të gjendjes së re të krijuar dhe vështirësive që po kemi me operu përshkak të Covid-19, dhe kohës së shkurtë në dispozicion për arsye të fillimit të sezonit të ri, me keqardhje ju informojmë se kemi vendosur të anulojmë konkursin e punës deri në një njoftim të radhës.

Gjatë javës së ardhshme do të finalizohet buxheti për sezonin 2020/2021 dhe do të njoftoheni për hapat e metutjeshëm që do të ndërrmiren nga kryesia e re e klubit.
/Gazeta Sinjali/