FC Drenica ka prezantuar sot edhe dy përforcimet e radhës, për fazën e dytë të sezonit 2020/21, shkruan Sinjali Sportiv.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, FC Drenica ka njoftuar për marrëveshjet e arritura me Eglantin Gjonin dhe Donald Rapon.
Gjoni së fundmi ishte pjesë e Llapit, kurse Rapo u aktivizua te skuadra e Laçit.
“Në vazhden e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.
Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nenshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.
Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanelën kuq e zi , deri në fund të ketij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri.
Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim , do të prezantojnë edhe përforcime tjera” – thuhet në njoftimin e klubit nga Skenderaj. /Sinjali Sportiv/.