image FBK e gatshme për FIBA European Challenger U16

Basketboll

FBK e gatshme për FIBA European Challenger U16

news image

Përgatitjet po shkojnë mirë për garën FIBA European Challenger U16 .

Kombëtarja e Kosovës synon rezultate sa më të mira në këtë garë.

Djelmoshat e ri janë të përgatitur maksimalisht dhe të gatshëm për secilën sfidë.

“Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për FIBA European Challenger për U16 te meshkujt.

Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia do të garojnë nga 16 deri më 21 Gusht për trofeun e më të mirit”, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ndeshjet e këtij turneu do mbahen në sallën e Prishtinës “Pallati i Rinisë”.

/GazetaSinjaliSporti/