image FBI: Nuk ka indikacione se autori kishte probleme të shëndetit mendor, sulmi po trajtohet si akt i mundshëm terrorist

Botë

FBI: Nuk ka indikacione se autori kishte probleme të shëndetit mendor, sulmi po trajtohet si akt i mundshëm terrorist

news image

FBI thotë se nuk ka indikacione se autori i sulmit në mitingun e Donald Trump kishte probleme të shëndetit mendor. Agjenti special Kevin Rojek tha se FBI aktualisht po heton motivin e sulmit të Thomas Matthew Crooks, veçanërisht përmes mediave të tij sociale.

“Nuk kemi parë asgjë kërcënuese. Por është ende shumë herët.”, tha agjenti duke shtuar se telefoni i të riut është dërguar në një laborator për të mundësuar aksesin në të.

Sipas tij, komunikimet e tij të fundit nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me motivet e sulmit apo për ndonjë plan tjetër.

FBI konfirmoi gjithashtu se arma që ka përdorur autori ishte blerë ligjërisht nga babai i tij. FBI tha se incidenti po hetohet gjithashtu si një akt i mundshëm i terrorizmit vendas.

/GazetaSinjali/