Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe ish-ambasador në Gjermani ka reaguar pasi FBI-ja ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump, raporton GazetaSinjali.
“Trump është më i fortë se kurrë më parë”, ka shkruar Grenell me një postim në Twitter.
Ish-presidenti Trump, ka reaguar gjithashtu lidhur me këtë i cili tha se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u pushtua për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI.
Nuk dihet ende arsyeja e bastisjes së shtëpisë së Trump, megjithatë mediat amerikane raportojnë se arsyeja ka të bëjë me disa dokumente.
Trump is stronger than ever before.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 9, 2022