image Fauci:Delta ‘po grin’ rajonet e pavaksinuara

Botë

Fauci:Delta ‘po grin’ rajonet e pavaksinuara

news image

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, dha një alarm të ri lidhur me rritjen e rasteve të koronavirusit në vend, veçanërisht në ato rajone ku njerëzit kanë refuzuar të vaksinohen ndërsa varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi.

Po shkojmë në drejtimin e gabuar”, deklaroi ai për CNN.

Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Ky fakt përbën problem. Ne po e vëmë veten në rrezik”, shtoi këshilltari i lartë mjekësor i presidentit Joe Biden. 

Numri i infektimeve të reja është rritur ndjeshëm në disa pjesë të vendit ku skepticizmi për nevojën e vaksinimit, siguria e vaksinave dhe rezistenca ndaj sugjerimeve të qeverisë për t’u imunizuar mbeten një pengesë e fuqishme.

Qeveria thotë se deri tani mbi se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit.

Ndërkaq sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët.

/GazetaSinjali/