image Fauci: SHBA rrezikon të konfirmojë mbi 100 mijë raste me COVID-19 në ditë

Botë

Fauci: SHBA rrezikon të konfirmojë mbi 100 mijë raste me COVID-19 në ditë

news image

Eksperti amerikan për sëmundje infektive, Anthony Fauci, u shpreh i shqetësuar me rritjen e rasteve të reja me koronavirus.

Fauci gjatë një takimi të organizuara nga Dhoma amerikane e Tregtisë tha se situata është e vështirë.

Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të përballen me 100 mijë infeksione në ditë nëse nuk përqafojnë me agresivitet masat e distancimit social, vendosjen e maskave dhe masat e tjera mbrojtëse.

Të enjten SHBA raportoi një numër rekord ditor të të infektuarve me COVID-19, më shumë se 70,000 raste të reja. /Gazeta Sinjali/