image Fatos Kongoli: E kam adhuruar Kadarenë, është shkollë letrare

Libra

Fatos Kongoli: E kam adhuruar Kadarenë, është shkollë letrare

news image

Shkrimtari Fatos Kongoli tha se do ta kujtojë gjithmonë Ismail Kadarenë si një mik të dashur, derisa shtoi se ai e ka adhuruar atë.

“Kadarenë do ta kujtoj gjithmonë si një mik të dashur, si një shkrimtar të madh i përmasave botërore. Unë e kam adhuruar gjithmonë Kadarenë si autor edhe kur nuk më shkonte mendja se do të shkruaja ndonjëherë vetë”.

Para se bënte homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ai foli para gazetarëve për miqësinë me Kadarenë.

“Por, ditët e fundit u miqësuam, kemi pasur një mik të përbashkët… edhe vila e Kadaresë në Qerret, aty takoheshim shpesh, më ndodhte që të takohesha edhe në raste të ndryshme festash”.

“Edhe muhabetet tona kanë qenë më të bukurat që i mbaj mend sepse Ismaili ishte i çliruar komplet nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme, nuk ka rëndësi se çka flisnim, flisnim për subjektet më interesante që mund të ekzistonin. Ismaili është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, është një shkollë letrare, është një fenomen letrar”.

“Ai ka shkollën e vet letrare. Shumë shkrimtar të rinj e imitonin, mirëpo proza e Kadaresë është e paimitueshme, ata më shumë e kanë dëmtuar veten. Është një shkrimtar i pavdekshëm”, tha Kongoli.

/GazetaSinjali/