image Faton Peci: Nuk e kam asnjë problem që janë pushimet verore

Politikë

Faton Peci: Nuk e kam asnjë problem që janë pushimet verore

news image

Për të 33-tën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në përpjekje për të konstituuar kuvendin.

Deputeti Faton Peci tha se do të vazhdojë të jetë i pranishëm në këto seanca, të cilat po mbahen çdo 48 orë.

Peci thotë se nuk i ka aspak problem pushimet verore dhe se ai do të jetë i pranishëm në seancat të cilat po vazhdojnë të mbahen.

“Varet dhe nga përgjigja e gjykatës kushtetuese. Personalisht nuk e kam asnjë problem që janë pushimet verore, i përgjigjem detyrimit qytetar. Nuk e kam preokupim pushimin”, tha Peci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/