image Fatmir Rexhepi: Nuk do të kandidoj më për deputet

Kosovë

Fatmir Rexhepi: Nuk do të kandidoj më për deputet

news image

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti i vitit 2021, ka thënë se ai në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë për deputet, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa ka folur për buxhetin, Rexhepi ka thënë sot se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë kandidat për deputet.

“Në zgjedhjet e ardhshme, unë nuk do të jem kandidat për deputet”, ka thënë ai.

Ndryshe, për të u raportua se mund të bashkëpunojë me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin në iniciativën qytetare./Gazeta Sinjali/