image Fatmir Limaj thotë se e ka kaluar pragun, por ka ende frikë nga votat e Serbisë

Kosovë

Fatmir Limaj thotë se e ka kaluar pragun, por ka ende frikë nga votat e Serbisë

news image

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, po vazhdon të pretendoj se koalicioni Nisma-AKR-PD, e ka kaluar pragun në zgjedhje e 6 tetorit.

“Nisma Socialdemokrate ka kohë që ka kaluar pragun”, tha Limaj duke shtuar se këtë e kishte bërë edhe pas numërimit të votave nga Serbia.

Ai shtoi se problemet me formularë kanë bërë që i gjithë procesi zgjedhor të mos vlejë asgjë dhe të i humbet imazhi i mirë zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Deri në datën 6 tetor gjithçka ishte në rregull”, shtoi ai.

“Problemet me formularë kanë bërë që gjithçka të shkojë dëm. Kjo ka sjellë shtrembërimin e procesit zgjedhor. Nëse nuk gaboj kemi 110 apo 115 vendvotime që përballen ende me këto probleme. Njerëzit që janë përballur me këtë defekt, disa prej tyre kanë marrë guximin që të vizatojnë vetë katrorët në formularë. Kështu ata kanë ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve”

Tutje ai tregon se kanë kërkuar të bëhet rinumërim i plotë i të gjitha vendvotimeve në nivel vendi.

“Ka kuptim me bë një pjesë, siç ka bë KQZ-ja sikur të kishin qenë dy formularë apo tre. Do ishte e mundur të themi se në këtë formularë ka gabime ndërsa për këtë jo. Por e vërteta është se ekziston vetëm një formularë”, tha tutje Limaj.

“E vetmja mënyrë për të eliminuar gabimet është rinumërimi”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/