Nisma Socialdemokrate në krye me Fatmir Limajn po vazhdon tubimet e saj në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi, ky subjekt politik ka mbledhur dhjetëra persona në Dudofc të Vushtrrisë.
Në fotografitë e publikuara nga Fatmir Limaj në llogarinë e tij në Facebook, shihet qartë se asnjëri prej të pranishmëve nuk respektojnë masat antiCOVID siç janë maskat apo distanca sociale.
Limaj gjithashtu shkroi se Vushtrria është dëshmia më e mirë se kauza e tyre po kthehet në një lëvizje.