Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar sot Masakrën e Izbicës, ku u vranë mizorisht 147 shqiptarë të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj, tha se në mesin e 147 shqiptarëve të vrarë mizorisht kishte fëmijë dhe pleq.
“Sot bëhen 21 vite nga masakra e Izbicës, ku forcat ushtarake, policore serbe vranë mizorisht 147 shqiptarë të Kosovës në mesin e tyre, fëmije dhe pleq”, ka shkruar ai.
Limaj tha se Masakra e Izbicës zuri vend edhe në raportin e Departamentin amerikan të shtetit ku u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.
“21 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Lavdi e përjetshme martirëve, i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Limaj./Gazeta Sinjali/