image Fationi tregon cila ka qenë vajza e preferuar në Përputhen

Bota e Yjeve

Fationi tregon cila ka qenë vajza e preferuar në Përputhen

news image

Ish-konkurrenti i Përputhen, Fation Kuqari tregoj shumë gjëra rreth jetës së tij private dhe gjatë kohës që ishte në emision.

Gjithashtu ai tregoj edhe se cila ishte vajza e preferuar e Përputhen.

Ai edhe një herë tjetër veçoi , Ana Kaurin si të ‘preferuarën’ e tij.

I ftuar së fundmi në një intervistë në “Natë Vere” i pyetur nga moderatorja se “Prej cilës gocë kishe marr diçka që ty të ishte përshtatur?”

Fationi veçoi Anën, por tha se tani që ka mbaruar “Përputhen” ata janë vetëm miq dhe kështu do të vazhdojnë.“Unë do veçoj një që e kam veçuar gjithmonë. Ka qenë Ana 2.

Unë e kam njohur dhe jashtë. Ana kishte diçka, ishte dhe lozonjare dhe të gjitha. Zgjidhte siç duhej, që është pika ime e fortë se jam selektiv, dua që dhe femra ime të jetë selektive. Kjo më pëlqeu dhe realisht me atë mund të dilja i “Përputhur”. Tani e kam thjesht një mikeshë të mirë, betohem për këtë”, u shpreh Fationi. /Gazeta Sinjali/