Shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës kanë shpërndarë imazhet e një gruaje që u shpëtua nga rrënojat pas një sulmi ushtarak në qytetin Rubizhne, në rajonin e Luhansk mëngjesin e sotëm.
Këto imazhe befasuese tregojnë shpëtimtarët duke punuar për të çliruar një grua të “varrosur” nën rrënoja pas një sulmi ushtarak në qytetin e Rubizhne.
E mbuluar me pluhur dhe copa mbeturinash, gruaja nxirret nga rrënojat dhe transportohet në një automjet emergjence, shkruan skynews.
Ekipet e shpëtimit e largojnë gruan nga rrënojat.
Një shpëtimtar e transporton gruan në një automjet urgjence.