Dukagjini u mposht nga Ballkani të shtunën në kuadër të xhiros së 28-të në BKT Superligën e Kosovës.
Dukagjini humbi me rezultat minimal në shtëpi 1-0 ndaj Ballkanit të Suharekës, shkruan Sinjali Sport.
Vendasit luajtën për 30 minuta me një lojtar më pak, pasi Bujar Shabani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61-të.
Për këtë vendim kishte reagime të shumta, pasi vendasit pretenduan se gjyqtari nuk duhej të ndëshkonte me kartonin e dytë të verdhë futbollistin.
Pas kësaj, ka reaguar edhe faqja zyrtare e klubit të Klinës, duke e quajtur madje një person “non grata” referin Dardan Çaka.
Ky është postimi i plotë i KF Dukagjinit.