image FANTASTIKE/ NORA GJAKOVA FITON MEDALJEN E ARTË

Sporte Luftarake

FANTASTIKE/ NORA GJAKOVA FITON MEDALJEN E ARTË

news image

Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale, duke ia siguruar Kosovën medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Nora triumfoi ndaj francezes në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierën e saj.

Triumfi i 28-vjeçares ia siguroi Kosovës medaljen e dytë të artë në Tokio 2020, ndërsa të tretën në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të trija në xhudo./Gazeta Sinjali Sporti/