Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrë fantastike hapjen e Lojarëve Olimpike “Paris 2024”.
Sadiku ka debutuar me fitore në duelin që u mbyll para pak çastesh, duke e mposhtur në meçin e parë tajlandeze, Thamanya Somnuek.
Triumfi ka qenë pas numërimit të pikëve, teksa ishte raundi i tretë ai që e bëri dallimin.
Ky duel ishte në kategorinë -60 kg.