Një dashamirëse e këngëtares amerikane Taylor Swift që kishte marrë pushim ‘me hile’ natën e koncertit të idhullit të saj në Cincinnati, duke shpresuar se askush nuk do ta njihte, dha një intervistë qesharake televizive.
E reja që kishte lënë ditën e punës duke thënë se ishte “e sëmurë” ishte frymëzuar nga kënga e Swift “Anti-Hero”, duke u maskuar si një nga fantazmat e videos.
Teksa priste në radhë për të blerë sende tematike të koncertit të Taylor Swift ku shiteshin kapuçë për $75 dhe bluza për $40, tifozja e zjarrtë doli para kamerës në një intervistë me rrjetin WKRC-TV Local 12.
“Ja ku kemi dy tifoze Swiftie këtu që duan të mbeten anonime, ato kanë marrë pushim nga puna duke thënë se janë sëmurë,” tha intervistuesja. “Kanë ardhur nga Louisville dhe kanë arritur në 2.45 të mëngjesit.”
Duke u kthyer nga dy vajzat me batanije në kokë, njëra edhe me syze dielli mbi to, gazetarja shtoi: “Më tregoni sa e doni ju Taylor Swift – sepse ju keni ardhur duke braktisur punën, apo jo?”