Shyhrete Behluli është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun në trojet shqiptare.
Ajo ka arritur që të fitojë zemrat e publikut me ëmbëlsinë dhe zërin e saj unik, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, në të cilën shihet se një fanse e “çmendur” pas këngëtares ka vendosur që ta bëjë tatuazh portretin e saj.
Kjo është hera e parë që një gjë e tillë bëhet për një këngëtare të muzikës popullore.
Ndryshe, “Ditëlindja” është projekti i fundit muzikor i këngëtares që është publikuar më 25 shtator./Gazeta Sinjali/