image "Fansi i armatosur më kërcënoi": Rovena Stefa rrëfen tmerrin që përjetoi në Suedi

Bota e Yjeve

“Fansi i armatosur më kërcënoi”: Rovena Stefa rrëfen tmerrin që përjetoi në Suedi

news image

Kengëtarja e mirënjohur, Rovena Stefa, si asnjëherë më parë ka rrëfyer detaje të patreguara nga jeta e saj private, shkruan Gazeta Sinjali.

Rovena ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ku ndër të tjera ka folur edhe për një ngjarje interesante që i ka ndodhur gjatë një koncerti në Suedi.

Rovena ka treguar se si një fans i dehur i kishte shkuar me armë në prapaskenë.

Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o ska…Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por më pas e kanë marr, dhe ka ngrënë një drru të mirë“, ka treguar këngëtarja./Gazeta Sinjali/