image Fanella unike e ish-ambasadorit britanik të Kosovës

Kosovë

Sport/ Fanella unike e ish-ambasadorit britanik të Kosovës

news image

Ish- ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përcjellë nga afër ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Anglisë e zhvilluar në Southampton.

O’Connel ka veshur një fanellë të veçantë e cila u dedikohet dy shteteve. Fanellën me të kaltërt të Kosovës dhe atë me të bardh të Anglisë.

Pas ndeshjes, O’Connel është takuar me një kosovar nga Gjakova, ish- ushtarin e UÇK-së Mentor Vorfi.

“Z. Ambassador nji foto ju lutem për ket gjakovarin e shkretë…. oooo prit pak , a dmth kjo qe duhet me t’pagu per foton?! Qitma i birr ,n’rregull je me mu.  Ps.duke prite ne rend per birre me ambasadorin O’Connell.”, ka shkruar Vorfi krahas fotografisë të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, dhëndri i Kosovës, edhe njëherë e ka dëshmuar se ka një lidhje kaq të veçantë me kosovarët, të cilët vazhdon t’i përkrahë ani pse javë më parë përfundoi detyrën e tij si ambasador.

Ndryshe, Anglia e ka mundur Kosovën 5:3, duke ia ndërprerë ecurinë gati dyvjeçare pa humbje kombëtares verdhekaltër.