Familjarët e viktimave të Masakrës së Srebrenicës e kanë dorëzuar një padi kundër Holandës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Organizata ‘’Nënat e Srebrenicës’’, ka nisur këtë betejë ligjore me qeverinë holandeze për vdekjen e 350 myslimanëve boshnjake, përcjell Gazeta Sinjali.
Sot shteti holandez është paditur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Organizata ‘’Nënat e Srebrenicës’’, akuzuan Holandën për mungesë të masave të mjaftueshme për ta mbrojtur popullsinë në kohën e konfliktit të përgjakshëm.
Më shumë se tetë mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës nën komandën e gjeneralit Ratko Mladiq në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Kjo ishte vrasja më e madhe masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Qeveria holandeze kishte dhënë dorëheqje në vitin 2002 pasi kishte pranuar se trupat e këtij vendi kanë dështuar t’i mbrojnë refugjatët boshnjakë, shkruan “Free Europe”./ Gazeta Sinjali/