image Familjarët e viktimave nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Drejtësi

Familjarët e viktimave nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

news image

Familjarët e viktimave nga Krusha janë duke protestuar kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq, i cili është dënuar për masakrën në Krushë të Vogël në vitin 1999 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këta qytetarë e kanë quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit.

Përfaqësuesja e fshatit të Krushës, Shpresa Shehu, theksoi se vendimi është shumë shqetësues.

“Do presim të del dikush nga Gjykata e Apelit, dhe t’i thotë disa fjalë.  Është i vetmi që është dënuar dhe prapë ia ulin dënimin”, u shpreh ajo.

Ndryshe, para disa ditësh, Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se ka ulur dënimin për Darko Tasic, nga 22 në 11 vjet, përfshirë edhe periudhën e paraburgimit. /Gazeta Sinjali/